Haradinaj takohet me deputetin francez, i kërkon ndihmë për heqjen e vizave

Haradinaj takohet me deputetin francez, i kërkon ndihmë për heqjen e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim me Bruno Questel, deputet francez dhe kryesues i grupit të miqësisë Francë-Kosovë.

Haradinaj nga deputeti francez ka kërkuar ndihmë për procesin e liberalizimit të vizave dhe rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror.

“Bashkëbisedim i frytshëm me deputetin francez, Bruno Questel, kryesues i grupit të miqësisë Francë-Kosovë në Asamblenë Kombëtare të këtij shteti, rreth progresit tonë në rrugëtimin euro-atlantik. Mikut të madh dhe të dëshmuar të Kosovës i kërkova të vazhdojë lobimin për fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, sidomos në procesin e liberalizimit të vizave. Është vullnet i plotë i dy vendeve tona, që ta çojmë përpara partneritetin politik, ekonomik dhe diplomatic”, ka shkruar Haradinaj në facebook. /Insajderi.com