
Dështimi i mbajtjes së takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është bërë temë edhe në mediat botërore.
Mediumi prestigjioz “Politico”, e ka konsideruar mos mbajtën e këtij takimi mes dy presidenteve si regres në dialogun ndërmjet dy shteteve, transmeton Klan Kosova.
Shkaktar kryesor i këtij regresi sipas mediumit në fjalë është refuzimi i Vuçiqit për tu takuar me homologun e tij Thaçin në Bruksel.
Thaçi në një intervistë për “Politico” e pranoi se vështirësitë e së premtes tregojnë se të dyja palët mbeten shumë larg.
“Ne kemi dallime të thella dhe të mëdha. U pajtuam se ishte më mirë të mos takohemi dhe të shkatërronim gjithçka”, ka thënë Thaçi.
Pengesa erdhi vetëm dy javë pasi presidentët deklaruan në një konferencë në Austri angazhimin e tyre për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura të pazgjidhura nga lufta 1998-1999 që i dha fund kontrollit serb të Kosovës.