Sekretari i përgjithshëm i AKR-së Rrahim Pacolli dhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, janë takuar sot për të biseduar në lidhje me çështjen e Mitrovicës, ku edhe paralajmërojnë daljen nga koalicioni nëse rrezikohet Mitrovica.
Pacolli në ‘Facebook’, ka thënë se Bahtiri e ka përkrahjen e tij në çdo organizim pa dallim partie për ruajtjen e kufijve.
Postimi i plotë:
“Pata kënaqësinë të pres sot në takim të nderuarin mikun tim z. Agim Bahtiri.
Temë e diskutimit ishte çështja e qytetit të Mitrovicës.
Erdhëm në konkluzion që nëse rrezikohet që Mitrovica të bëhet pjesë e pazareve politike, ne si AKR do ta shqyrtojmë mundësinë e daljes nga koalicioni.
Unë i dhashë mbështetje të pakusht z. Bahtirit në punën e shkëlqyeshme që po bën në krye të komunës së Mitrovicës.
Çdo organizim, pavarësisht se cila parti e bën për ruajtjen e kufijve ne do t’i bashkohemi. RrP”, ka shkruar Pacolli.