Në oborrin e qeverisë së Kosovës pritet të ndërtohet një memorial për viktimat e sulmit në Kullat Binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërtimin e këtij memoriali e propozoi në mbledhje të qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj.
Sipas tij, jo një memorial të madh, por një memorial simbolik që do t’I bënte nder Kosovës dhe do të ishte mirë për protokoll gjatë këtyre ditëve.
Ndërtimi i këtij memoriali u miratua dhe pritet të ketë lokacionin në Qeverinë e Kosovës.