Vdes asamblisti i PDK-së në Rahovec

Vdes asamblisti i PDK-së në Rahovec

Astrit Thaçi, 41 vjeç, asamblist i PDK-së në Rahovec ka ndërruar jetë, lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Smajl Latifi.

“Me trazim shpirtëror e mësova lajmin për vdekjen e parakohshme të Astrit Thaçit, veprimtarit kontributdhënës, këshilltarit të Kuvendit Komunal dhe afaristit të suksesshëm.

Në këto momente pikëllimi e dhimbjeje, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Thaçi, shokëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Astritit”, thotë Latifi.

“Njëkohësisht, ngushëllime të sinqerta edhe degës së PDK-së në Rahovec për humbjen e këtij anëtari të përkushtuar e besnik”, ka përfunduar ai.