“Sipas Kadri Muharremit, ishin Sava Nikoliq dhe Sveta Tasiq ata që derdhën diçka, ndoshta benzinë, mbi kamion dhe i vunë zjarrin. Sveta Tasqi dhe Darko Tasiq shtinë mbi kamion deri ai mori flakë”. Kjo është vetëm një pjesë e rrëfimit për masakrën në Krushën e Vogël.
Akuza mësipër, është vetëm një nga pretendimet e Prokurorisë kundër serbit Darko Tasiq, i cili dyshohet se ka kryer krime ndaj shqiptarëve.
Në aktakuzën që e ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se Tasiq bashkë me familjen e tij ka marrë pjesë në plaçkitjen dhe vjedhjet e gjësendeve nga familjet shqiptare.
“Të nesërmen më 26 mars 1999, fshatarët filluan të ktheheshin në fshat nga malet ku ishin fshehur. Pas kthimit ata panë më tutje se shtëpia e Bajram Zylfiut, se i akuzuari Darko Tasiq dhe të tjerë po i digjni shtëpitë. Gjatë ditës, një numër i madh i shqiptarëve u arrestuan nga forcat serbe. Burrat u ndanë dhe u vendosën në një stallë, pronë e Sejdi Batjushës. Pa asnjë paralajmërim ky grup i shqitparëve të Kosovës, të cilët ishin rreth 103 persona u vranë egërsisht ndërsa po mbaheshin atje”, thuhet në aktakuzë.
“Shqiptarët kosovarë që ishin ende ne fshat filluan të iknin. Gjatë kohës së largimit dëshmitarët panë Darko Tasiq bashkë me anëtarët e familjes, të cilët kishin uniforma dhe po plaçkitnin shtëpitë e familjes Hajdari ndërsa të tjerët po bënin roje. Ata u panë duke marrë sende nga shtëpia, si qilima, TV dhe i ngarkuan këto sende në traktorin e familjes”, bëhet e ditur në aktakuzën që e ka siguruar Gazeta Insajderi.
Të nesërmen trupat e shqiptarëve u tentua të zhyteshin me kamion në lumin Drin, por një gjë e tillë ishte e pamundur.
Kështu në aktakuzë tregohet se serbët, bashkë me Darko Tasiq ia vunë flakën kamionit që ishte i mbushur me trupat e pajetë të banorëve të Krushës së Vogël.
“I gjithë kamioni nuk mundi të zhytej në ujë, vetëm kabina u zhyt. Dëshmitarët që po vëzhgonin në fshatin Qallak dalluan se në kamiuon ishte Srecko Tasiq, bashkë me djemtë e tij Sveta Tasiq dhe Darko Tasiq. Darko Tasiq ngiste kamionin, derisa ai ndiqej nga një kombi tjetër. Të gjithë personat që shtynin kamionin kishin veshur uniforma ushtarke ose paraushtarke. Një veturë i mori ata dhe Sveta Tasiq, dhe Darko Tasiq u kthyen pak më vonë me një traktor që i përkiste Musa Hajdarit, dhe Darko Tasiq u përpoqë që me atë traktor ta shtyne kamionin në ujë”, bëhet e ditur tutje në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria.
Gjithashtu tregohet në detaje se si serbët me në krye Darko Tasiq e dogjën këtë kamion.
“Sipas Kadri Muharremit, ishin Sava Nikoliq dhe Sveta Tasiq ata që derdhën diçka, ndoshta benzinë, mbi kamion dhe i vunë zjarrin. Sveta Tasqi dhe Darko Tasiq shtinë mbi kamion deri ai mori flakë. Dersia kamioni po digjej, disa njerëz po vëzhgonin ngjarjen, dëgjuan rënkime ose klitham që vinin nga kamioni dhe panë atë që ata besonin se ishin kufoma brenda kamionit. Nga frika për sigurinë e tyre, asnjëri nuk kishte guxim të afrohej te kamioni. Kamioni u dogj për tre ditë, disa ditë më vonë filloi të binte shi dhe niveli i ujit u rrit, dhe i mori trupat me rrymën”, thuhet në aktakuzë.
Pas përfundimit të luftës ekipi i mjekëve ligjor nga ICTY që vizitoi Krushën e Vogël, të cilët pretendonin se stalla ku u vranë shqiptarët ishte shpërthyer me eksplozivë dhe nuk kishte shenja të trupave.
Përkundër se u gjetën disa copëza të eshtrave dhe këpucë, asnjëherë nuk u bë ndonjë hetim.
“Kamioni mbeti në lumin Drin në atë kohë dhe pastaj u morën pasa për nxjerrjen e tij. Kamioni u nxor nga lumi nga Kasum Hajdari. Kur u nxor, në pjesën e pasme të kamionit ishin parë sasi e eshtrave të djegura dhe rroba të ndryshme. Kamioni i përkiste një banori të fshatit të Krushës së Madhe. Më 17 mars kamioni u pa duke kaluar nëpër fshatin Krushë e Madhe., Për një orë aty u ngarkuan trupat e pajetë dhe u largua në drejtim të Krushës së Vogël”, theksohet në aktakuzën e Prokurorisë.
Darko Tasiq që do të dalë nesër para gjykatës, akuzohet për dy vepra penale. Secila prej tyre e dënueshme prej 5 deri në 20 vjet burgim. /Insajderi.com