Fjalët e Haradinajt pasi Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave

Fjalët e Haradinajt pasi Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët për vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave.

Ai është zotuar se qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të lëvizin lirshëm.

“Urime qytetarë të Kosovës! Së shpejti do të lëvizni lirshëm në Europë. Falënderues ndaj të gjithë deputetëve dhe grupeve parlamentare, të të gjitha partive e shteteve anëtare, që në Parlamentin Europian e mbështetën të drejtën tonë për lëvizje të lire”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Parlamenti Evropian votoi pro heqjes së vizave me 420 vota. /Insajderi.com