Deputeti që akuzohet për mashtrime me listat e veteranëve, tallet me ish-prokurorin Blakaj

Deputeti që akuzohet për mashtrime me listat e veteranëve, tallet me ish-prokurorin Blakaj

Shkumbin Demaliaj deputet i AAK-së, që ishte anëtar i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve është nën aktauzë me dyshimin për mashtrim.

Ai dyshohet se bashkë me anëtarët tjerë kanë futur në lista veteranë që s’kanë qenë pjesëmarrës të luftës, shkruan Insajderi.

Përkundër kësaj, Demaliaj ka gjetur kohë të tallet me ish-prokurorin Blakaj që e nisi aktakuzën për këtë rast.

Blakaj ditë më parë deklaroi se ngritjes së aktakuzës duhet t’i gëzohen të gjithë ushtarët e vërtetë të UÇK-së.

E me këtë ka ironizuar Shkumbin Demaliaj.

“Relax o njerëz..!!! Çka nuk dëgjon njeriu..!! Edhe këtë fjalë e dëgjova..!! ,,Duani UÇK-në, Duani Kosovën”  From Amerika: Elez Blakaj…2018..!! Hahahah..!!!”, ka shkuar Demaliaj në facebook. /Insajderi.com

Image may contain: one or more people, people standing, mountain, sky, outdoor and nature