Qeveria Haradinaj ka përmbyllur procesin e prokurimit në blerjen e katër lap-topëve të shtrenjtë.
Kallxo.com mëson se Zyra e Kryeministrit ka nënshkruar kontratë për t`u furnizuar me katër lap-top nga kompania “ARITECH” Sh.P.K. me vlerë të përgjithshme të kontratës prej 7 mijë e 678 euro.
Në javën e parë të muaji qershor, Zyra e Kryeministrit inicioni procedurën e prokurimit për t`u furnizuar me llap-top për nevojat e saj.
Për të realizuar këtë blerje ZKM kishte planifikuar të shpenzonte deri në 9 mijë euro.
Për këtë tender është përdorur procedura e koutimit me kriter të dhënies çmimin më të ulët.
Në njoftimin për kontratë thuhet se do të blihen katër lap-topë.
Në muajin korrik, ZKM rekomandoi për kontratë kompaninë në fjalë, kur kontrata nënshkruhet një javë më vonë.
Bazuar në numrin e lap-topëve dhe vlerën e përgjithshme të paguar për ta i bie që për një lap-top Zyra e Kryeministrit shpenzoi mesatarisht 1 mijë e 919 euro.