Bytyqi: Të gjitha shkollat janë pajisur me libra

Bytyqi: Të gjitha shkollat janë pajisur me libra

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka thënë se shpërndarja e librave nga ministria e Arsimit është bërë në të gjitha shkollat e Kosovës.

Sipas tij, nëse ndonjë shkollë ka nevojë ende për libra shtesë, ata mund të bëjnë kërkesë në drejtorit e arsimit në komunat e tyre, raporton rtv dukagjini.

“Sipas procedurave ligjore, librat shpërndahen falas për të gjithë nxënësit. Shpërndarja është bërë në bazë të kërkesave. Nëse ka ndonjë mungesë në ndonjë shkollë të caktuar, procedura duhet të jetë që shkolla duhet t’i bëj kërkesë DKA-së për libra shtesë…”, ka thënë Bytyqi.

Ministri Bytyqi, theksoi se të gjitha librat për nxënësit e shkollave të Kosovës janë falas nga MASHT-i, përpos librit të gjuhës angleze për klasat e 9-ta.

“Gjuha angleze e klasës së nëntë nuk është e pajisur nga ministria, përndryshe të gjitha librat janë nga ministria”, tha ndër të tjera ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.