![Kur BBC raportonte se Sylejman Selimi ishte pengese për UÇK-në, andaj u zëvendësua nga Agim Çeku](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/09/sylejamni-e1463672414901-730x440-660x375.png)
Në vitin 1999 kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte zëvendësuar komandantin e saj Sylejman Selimin, BBC kishte shkruar se ai ishte pengesë për UÇK-në.
Në artikullin e publikuar nga BBC, thuhej se UÇK ka emëruar Agim Çekun një ish-gjeneral të Brigadës Kroate, që ka përfunduar ushtrinë në Kroaci.
Ndërkaq për Selimin shkruante se përveç që nuk kishte shkollim ushtarak ishte edhe pengesë për UÇK-në.
“Ai ka zëvendësuar Sylejman Selimin një të emëruar politik i cili nuk kishte të përfunduar shkollim ushtarak dhe i cili është kritikuar për pengesat e UÇK-së. Çeku e ka diplomuar ne akademinë ushtarake të Beogradit dhe ka shërbyer në ushtrinë e ish-Jugosllavisë si kapiten artilerie”, thuhej në artikullin e BBC.