pas publikimit të përgjimeve nga Gazeta Insajderi, m" />

#Protestoj ia numëron Lumezit veprat penale të Adem Grabovcit

#Protestoj ia numëron Lumezit veprat penale të Adem Grabovcit

Grupi i qytetareve ‪#‎protestoj, në vazhdën e protestave pas publikimit të përgjimeve nga Gazeta Insajderi, mbajtën një aksion simbolik te zyra e Prokurorit të Shtetit.

Para dyerve të këtij institucioni kanë vendosur pankarta në të cilat shkruajnë veprat penale, të cilat sipas tyre janë kryer nga Adem Grabovci, e që dëshmohen nga përgjimet.

“Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë, Keqpërdorimi ipozitës apo autoritetit zyrtar, Ushtrimi i ndikimit”, janë tre nga veprat që grupi i qyetarëve #Protestoj thonë t`i kenë identifikuar së bashku me juristë.

Vlera Gjakova njëra nga organizatoret e aksionit tha se duan t`ia përkujtojnë Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi se çka thuhet në Kodin Penal për parashkrimin e lëndëve.

“Në bazë të nenit106-107  i përkujtojmë Lumezit afati i parashkrimit fillojn të jetë nga ajo kohë kur identifikohet vepra penale”, tha ajo.

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]

Gjakova deklaroi se detyrë e kryeprokurorit Lumezit dhe prokurorisë është të nisë hetimet.

“Ka ardhur koha që prokuroria të jep jap përgjegjësi para qytetarëve”, tha ajo.

Protesta e radhës u paraljmërua se do të mbahet të hënën e javës së kaluar./Insajderi.com

veprat e ademit