Katër persona janë arrestuar në komunen e Skenderajt, pasi dyshohen se kanë falsifikuar dokumente.
Sipas raportit të Policisë, katër personave u janë vënë prangat pasi që dyshohej se ata në mënyrë të kundërligjshme kanë mashtruar duke falsifikuar dokumentet.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Ndërsa pas marrjes në pyetje nga policia, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.