“Kujtesa” merr mbështetja prej 12 milionë euro nga kompania londineze

“Kujtesa” merr mbështetja prej 12 milionë euro nga kompania londineze

Rrjeti i shërbimeve të TV kabllor dhe internetit, “Kujtesa”, në Kosovë ka marrë mbështetje financiare nga kompania londineze, EBRD prej 12 milionë euro për planet e saj të zgjerimit.

Kompania “Kujtesa” këtë marrëveshje ka arritur më 30 gusht, ndërsa kompania “EBRD” ka bërë pagesën e parë të kredisë sot, njofton “The Financial”, raporton Insajderi.

“Kujtesa” ofron broadband internet, tregun e kabllove të banimit dhe shërbime të tjera të internetit.

E themeluar në vitin 1995, kompania tani është një ofrues B2C dhe B2B i pavarur i internetit me shpejtësi të lartë në internet, TV kabllor (duke përfshirë përmbajtjen sportive) dhe shërbime me zë fiks në Kosovë. Potenciali për rritjen e brezit të gjerë në Kosovë është i lartë dhe avantazhet konkurruese të kompanisë, duke përfshirë përmbajtjen ekskluzive që ajo ofron dhe një rekord të fortë në blerje, e pozicionojnë atë mirë për të kapur këtë rritje, shkruan “The Financial”.

Efekti i financimit duhet të inkurajojë konkurrencën në sektorin e telekomit duke financuar zgjerimin e një sfiduesi të besueshëm tek kompanitë më të mëdha të vendit. Qëllimi i BERZH është të ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme në Kosovë që të ristrukturohen dhe të bëhen më profesionale. /Insajderi.com