Apeli hedh poshtë aktakuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Apeli hedh poshtë aktakuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 25.06.2018, është ndryshuar, ashtu që aktakuza e prokurorisë, e ngritur kundër të pandehurit E.B., është hudhur dhe ndaj tij është pushuar procedura penale.

Sipas  kësaj aktakuze, E.B dyshohet për shkak të veprave  penale “Keqpërdorim  i pozitës  apo autoritetit zyrtar”  nga neni  422, i Kodit Penal të Republikës se Kosovës, “Pengim i të provuarit” nga neni 394  si dhe “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre” nga neni 386,  i po këtij kodi,

Gjykata e Apelit e Kosovës ka shqyrtuar me kujdes aktakuzën e PSRK-së, aktvendimin e shkallës së parë, ankesën e mbrojtësit të pandehurit E.B. si dhe shkresat e lëndës ashtu që përkitazi me këtë të pandehur, kjo gjykatë vlerëson se nuk ka prova se i njëjti ka kryer veprat penale të cilat i vihen në barrë. Kjo gjykatë është e vetëdijshme se kjo fazë e procedurës dallon prej fazës së tretë të procedurës penale, gjegjësisht shqyrtimit kryesor ku administrohen provat dhe pastaj gjykata sipas teorisë së bindjes së lirë vendosë se cilës provë do t’ia fal besimin e cilës jo, mundësi kjo që nuk mundet të realizohet në fazën e shqyrtimit të dytë, mirëpo në rastet kur me asnjë provë nuk vërtetohen veprimet inkriminuese të pandehurit si e tillë aktakuza por edhe procedura penale nuk mund të shkojë më tutje, pasi në këtë mënyrë shkelen të drejtat që i njihen palës me Kushtetutën e Republikës së Kosovës si dhe të drejtat thelbësore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Sa i përket ankesës së mbrojtës të pandehurit tjetër të këtij rasti,  Rr.H., e sipas detyrës zyrtare, aktvendimi është anuluar dhe çështja i është kthyer shkalles se parë t në rivendosje.