Bie nga ndërtesa në Prishtinë, vdes 53-vjeçari

Bie nga ndërtesa në Prishtinë, vdes 53-vjeçari

Një 53-vjecar ka vdekur gjatë ditës së sotme, pasi ka rënë nga një ndërtesë, në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Lajmin për Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se viktima ka ndërruar jetë gjatë tretmanit në QKUK, dikund rreth orës 18:00.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në lagjen Arbëria në Prishtinë një person i gjinisë mashkullore, 53-vjecar, me inicialet S.K, ka rënë nga një ndërtesë. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku jemi njoftuar se rreth orës 18:00 ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.