Kurti zbulon se kur dehet Vuçiqi, i di tri raste

Kurti zbulon se kur dehet Vuçiqi, i di tri raste

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një intervistë i ka numëruar tri rastet kur është dehur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, për të dëshmuar se Kosova e Shqipëria nuk kanë arritur të dëshmojnë se çfarë politikani është ai.

Kurti ka thënë se prej tri herave që është dehur Vuçiqi, dy herë këtë e ka bërë në raste kur kanë ndodhur vrasje mizore.

Në mesin e tyre, e përmend edhe dehjen e presidentit serb pas vrasjes së Zoran Gjingjiq, transmeton Insajderi.

“Vuçiqi në një intervistë thotë se tri herë në jetën e tij është dehur deri në humbje të vetëdijes: e para kur Crvna Zvezda është bërë kampion i futbollit në Evropë në vitin 1991. E dyta kur është vrarë gazetari Slavko Curuvija gjatë bombardimeve të NATO-s, një gazetar opozitar. Dhe kur më 12 mars 2003 kur është vrarë Zoran Gjingjiqi”, ka deklaruar në Interaktiv kryetari i Vetëvendosjes.

Madje Kurti ka thënë se është presidenti serb që ka qajtur kur Vojslav Sheshel ishte dorëzuar vullnetarisht për në Hagë.

“Serbia ka një president i cili prej tri herve që është dehur, dy here e ka bërë kur është vrarë dikur mizorisht. Dhe është i njëjti person që ka qajtur në binë në një miting në Beograd kur Shesheli dërgohej në Hagë”, ka thënë ai.

Kurti tutje ka vlerësuar se Prishtina dhe Tirana zyrtare kanë dështuar t’i tregojnë Amerikës dhe BE-së se kush është president i Serbisë.

“Opinionit duhet t’ia përkujtojmë se kush është Vuçiqi. Edhe Prishtina edhe Tirana kanë dështuar t’ia ttregojnë Amerikës dhe BE-së se kush është president i Serbisë”, deklaroi Albin Kurti.

Ndryshe lideri i VV-së deklaroi se para një marrëveshje finale, Serbia duhet të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë. /Insajderi.com