Prizreni bëhet me qendrën më të madhe tregtare në rajon

Prizreni bëhet me qendrën më të madhe tregtare në rajon

Prizreni dallohet me një arkitekturë krejtësisht të vecantë për shkak të trashëgimisë së pasur kulturore dhe arekologjike, duke u dalluar nga qytetet e tjera në Kosovë, por tash Prizreni po merr edhe një vecanti tjetër, që e dallon nga qytetet edhe përtej vendit.

Abi carshia, abi, abi center, Prizren

Me 29 shtator në Prizren do të hapet “Abi Carshia” qendra më e madhe tregtare në rajon.  Kjo qendër tregtare e cila do të funksionojë si një lagje e madhe e qejfit, përbehet nga 80 dyqane të brendve më të njohura botërore, kryesisht amerikane.

“Për çdo dëshirë – së paku një dyqan, ABI Çarshia përmbledh të gjitha dëshirat në një vend”, thuhet në përshkrimin e kësaj lagje nga krijuesit e saj.

Sipas tyre, kjo qendër ka synim që për 365 ditë pa ndalë asnjë ditë, dhe kësisoj pandalshëm të plotësojëë nevojat dhe dëshirat tuaja në çdo kohë, çdo ditë.

edhe 3 dite deri ne hapjen e madhe

Ëndrrat, dëshirat dhe nevojat plotësohen prej më tepër se 80 dyqaneve në ABI Çarshia. Prej këndeve të fëmijëve, brendeve të veshëmbathjes, restoranteve dhe shërbimeve zbavitëse, ABI Çarshia është e pajisur me hapësirat dhe partnerët e nevojshëm që t’ju garantojë kalim sa më të mbarë dhe përjetim të maksimumit që mund të ofron shoppingu modern.