Olluri – avokatit të Zekës: Ai ka probleme personale me të gjithë që raportojnë për keqpërdorimet e tij

Olluri – avokatit të Zekës: Ai ka probleme personale me të gjithë që raportojnë për keqpërdorimet e tij

Drejtori Ekzekutiv i Gazetës Online Insajderi, Parim Olluri ka thënë sot se deputeti Milaim Zeka, i arrestuar sot për kërcënimin e prokurorit Afrim Shefkiu, ka probleme personale me të gjithë ata që raportojnë ose i hetojnë keqpërdorimet e tij.

Në një debat televiziv ndaj avokatit të Zekës, Gazmend Halilaj, në televizionin T7, Olluri u shpreh se është për keqardhje se si një deputet i Kuvendit të Kosovës kërcënon prokurorin që po hetonte rastin e tij.

“Milaim Zeka e ka personale me të gjithë ata që raportojnë në media për keqpërdorimet e tij dhe për të gjithë ata prokurorë dhe hetuesë që i kanë hetuar mashtrimet e qindra kosovarëve nga Milaim Zeka”, i ka thënë Olluri, avokatit të Zekës.

Olluri po ashtu ka përmendur edhe rastin e deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj, i cili ka kërcënuar javën e kaluar prokurorin Elez Blakaj.

“Milaim Zeka dhe janë duke i linçuar prokurorët e rasteve të tyre, dhe nuk mund t’i mbrosh ata. Unë kërkoj që edhe z. Demailiaj të arrestohet për shkak të kërcënimeve të tij ndaj prokurorit të rastit”, ka thënë Olluri.

Olluri ka thënë se “Insajderi ka qenë, është dhe do të jetë timonier i luftimit të krimit të organizuar.”

Ndërkaq, avokati i Milaim Zekës, Gazmend Halilaj ka insistuar se klienti i tij nuk e ka kërcënuar prokurorin Shefkiu. /Insajderi.com