Zëvendësministri i i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Besim Demi ka komentuar takimin e Isa Mustafës me Albin Kurtin, duke e ndërlidhur me protest�" />
Zv/ministri: Protesta e nesërme do të ketë vetëm një fitues, Isa Mustafën
Insajderi
Zëvendësministri i i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Besim Demi ka komentuar takimin e Isa Mustafës me Albin Kurtin, duke e ndërlidhur me protestën e paralajmëruar për nesër.
Fotografia e Kurtit dhe Mustafës, e realizuar në shtëpinë e këtij të fundit, sipas Demit mund të analizohet në varësi të numrit të protestuesve.
Në një postim në Facebook, anëtari i AAK-së ka thënë se Isa Mustafa i ka udhëzuar disa deputetë dhe degë të LDK-së në Prishtinë që ta mbështesin protestën e nesërme.
Kjo, sipas Demit ka një arsye.
Sipas tij, nëse numri i protestuesve nesër do të jetë i vogël, pjesa e LDK-së që nuk e mbështetën protestën do të konkludojnë se është LDK-ja është ajo që e përfaqëson opozitën dhe se VV-ja nuk ka mbështetje në popull.
Nëse del numër i pranueshem, sipas Demit, do të flasin ata që mbështetën protestën dhe do të thonë se mbështetja e LDK-së ishte ajo që e rriti masovitetin.
“Protesta e cila ne secilen menyre do te kete vetem nje fitues Isa Mbijetuesin”, ka shkruar Demi.