![Anulohet provimi pranues në Departamentin e Shkencave politike, niveli MA](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/09/Fakulteti-Filozofik.jpg)
Sot është anuluar provimi për master në departamentin e Shkencave Politike, Fakulteti Filozofik , niveli Master Integrime Evropiane dhe Administratë Publike.
Për shkak të problemeve teknike të cilat studentët ishin ballafaquar gjatë provimit, pas mbajtjes së tij Fakulteti Filozofik ka njoftuar se provimi për nivelin master do të përsëritet të martën në ora 9:00.
Provimit për nivelin master u janë nënshtruar rreth 149 për 45 vende të lira ku 5 prej tyre do të rezervohen për minoritetet.
“Njoftohen kandidatët që i janë nënshtruar provimit pranues më datën 29.09.2018, për nivelin MA, në Departamentin e Shkencave Politike se, shkaku i gabimit teknik provimi pranues është anuluar dhe do të përsëritet të martën, më 02.10.2018. në ora 9:00, në sallat e njëjta”/Insajderi.com