Pritet të shkarkohen disa drejtorë komunal në Prizren, përfshirë Nijazi Kryeziun

Pritet të shkarkohen disa drejtorë komunal në Prizren, përfshirë Nijazi Kryeziun

Pas një mbledhjeje që po e zhvillon dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, pritet të shkarkohen disa drejtorë të kësaj komune. Në mbledhje, përveç kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, i pranishëm është edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

Në mesin e drejtorëve që pritet të shkarkohen gjendet edhe drejtori i Urbanizmit në Prizren, Nijazi Kryeziu, i cili është protagonist në “Dosjen e Shefave III”, artikull në të cilin Insajderi dëshmon se Kryeziu në bashkëpunim me Adem Grabovcin vendosin për bordin e Ujësjellësit Rajonal të Prizrenit.

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/9sih0CTnUlg”]

Siç ka shkruar sot gazeta Express, këta janë drejtorët që pritet të shkarkohen nga Veseli e Muja: Drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani; Drejtori i Urbanizimit, Nijazi Kryeziu, Drejtori i Inspektoriatit Bedri Bytyqi; Drejtori i Arsimit, Nexhat Çoçaj; Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Elhame Berisha dhe Drejtori i Shëndetësisë, Zyber Rizanaj.

Kadri Veseli, ka thënë se kanë qëllim që qeverisja në Prizren të forcohet edhe më shumë, përkundër faktit që duhet pranuar se kjo qeverisje ka qenë një ndër qeverisjet më të suksesshme në komuna. /Insajderi.com

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]