Grabitje e armatosur në një motel në Graçanicë

Grabitje e armatosur në një motel në Graçanicë

Një rast i grabitjes së armatosur është raportuar dje në Polici.

Rasti ka ndodhur në Graçanicë dje rreth orës 04:48.

Viktima ka njoftuar se përderisa ishte në vendin e punës në një motel është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur e të maskuar me ç’ rast nën kërcënimin e armës i kanë grabitur portofolin me 900 € si dhe dy telefona mobilë.

Rasti, i cili po trajtojhet si grabitje e armatosur, është duke u hetuar nga njësitet policore.