Fisnik Ismaili kërkon që protesta të vazhdojë

Fisnik Ismaili kërkon që protesta të vazhdojë

Deputeti i Partisë Socialdemokrate-, Fisnik Ismaili, i cili ka marrë pjesë në protestën e së shtunës për dallim nga bashkëpartiakët e tij që refuzuan t’i bashkëngjiten Vetëvendosjes në protestë, ka thënë për “Zërin” se protestat e tilla duhet të vazhdojnë derisa të arrihet qëllimi kryesor, përkatësisht stopimi i iniciativës së presidentit Thaçi.

“Kjo protestë duhet të vazhdojë derisa të arrihet qëllimi. Nëse një protestë nuk vazhdon, atëherë nuk ka kuptim ajo. Secila protestë në botë e ka atë synim që protesta duhet ta arrijë një qëllim të caktuar”, ka thënë Ismaili.

Ndërsa i pyetur për efektin e protestës, ai ka thënë ose protestuesit, ose presidenti duhet të lëshojnë pe në fund. “Nuk varet nga unë, por protesta e vazhdueshme dhe kërkesa e protestës është që të ndalet ajo kërkesë e Thaçit dhe dikush me këtë rast duhet të lëshojë pe, ose lëshojnë pe protestuesit, ose presidenti”, është shprehur Ismaili.