Pasi që ka testuar mbylljen për qarkullimin e automjeteve nëpër rrugën “Xhorxh Bush”, Komuna e Prishtinës, të hënën, ka bërë të ditur se mbyllja do të bëhet vetëm gjatë të dielave.
Një ndalesë e tillë u aplikua të dielën që shkoi prej orës 6:00- 24:00, me qëllim të testimit se si do të funksionojë qyteti pas realizimit të projektit për zgjerimin e sheshit qendror edhe në pjesën prej Grandit deri tek katedralja “Nëna Terezë”.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë në një deklaratë për “Kohën Ditore” se kjo rrugë do të kthehet në shesh, duke u mbyllur përherë për qarkullim të automjeteve, vetëm pasi të ndërtohet parkingu nëntokësor dhe të krijohen kushte të tjera për komunikacionin nëpër kryeqytet.
Ahmeti ka thënë se kthimi i rrugës “Xhorxh Bush” në shesh është miratuar me Planin Zhvillimor në vitin 2013