Vajza nga Gjilani sulmon fizikisht nënën dhe gruan e axhës

Vajza nga Gjilani sulmon fizikisht nënën dhe gruan e axhës

Një femër nga Gjilani dje e ka rrahur nënën e saj dhe gruan e axhës pas një debati që kanë pasur ndërmjet vete.

Kështu po njofton policia e Kosovës nga ky rajon.

Sipas policisë pas përleshjes njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore.

Ky është njoftimi i policisë:

Gjilan, më 02.10.2018-12:00. Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht nënën dhe gruan e axhës së saj. Njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.