Sulmohet punëtori i KEDS-it në Suharekë

Sulmohet punëtori i KEDS-it në Suharekë

Një punëtor i KEDS-it, ka njoftuar policinë se derisa ishte në detyrë  duke zhvendosur një orë të rrymës, është sulmuar fizikisht nga një burrë.

PK-ja njofton se rasti ka ndodhur në fshatin Sopijë të Suharekës, ditën e djeshme.

Si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pranuar  tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.