Gratë mbeten të nënpërfaqësuara në shumicën e pozitave

Gratë mbeten të nënpërfaqësuara në shumicën e pozitave

Pabarazi gjinore në pozita të ndryshme ka identifikuar “Analiza gjinore e Kosovës” e publikuar të mërkurën nga Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Rrjetin e Grupit të Grave të Kosovës (RRGK), shkruan sot Koha Ditore.

Analiza është përqendruar në përfaqësimin e grave në qeverisje dhe demokraci, sundim të ligjit, arsim, punësim, bujqësi, energji, shëndetësi. Në pjesën më të madhe të këtyre fushave, sipas analizës, gratë janë të nënpërfaqësuara për dallim prej burrave.

Autorja e analizës, Nicole Famsworth, ka thënë se një nga gjetjet e raportit është se gratë nuk janë të përfaqësuara sa duhet në Kuvend dhe në pozitat vendimmarrëse.

Sa i përket punësimit, gjetjet e analizës tregojnë se vetëm 13 për qind e grave të moshës së punës janë të punësuara krahasuar me 47 për qind të burrave.

Teksa ka folur për gjetjet që lidhen me sundimin e ligjit, autorja ka treguar se vetëm 17 për qind e grave zotërojnë pasuri.