
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuqiç ka thënë sot se do të bisedojë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për situatën lidhur me ofertën e Telekomit serb për ta blerë telekomin Shqipërisë.
Ai ka thënë kështu gjatë një paneli me sekretarin e përgjithshëm të NATO –s Jens Stoltenberg.
“Nuk e di nëse Jens (Stoltenberg) e di, por Telekom Serbia e ka ndër mend ta blejë Telekom Albanian dhe ne kemi e dhënë ofertën më të mirë, porse ministri i Telekomunikacionit i Shqipërisë nuk është pajtuar me atë shitje, sepse ka menduar se Serbia nuk është investitor i mirëseardhur”, citon “novosti të ketë thënë Vuçiq
Ai ka theksuar se për këtë do të bisedojë me Edi Ramën në mënyrë që të zgjidhet situata. /Koha.net