
Një grabitje e armatosur, më armë të gjatë dhe me sëpatë ka ndodhur mbrëmë në kazinonë ‘ACT’ që gjendët në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë. Pesë persona i kanë marrë rreth 6 mijë euro nga kazino ku mes tjerësh janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Insajderi ka siguruar një raport të Policisë së Kosovës ku sqarohet se pesë persona kishin grabitur kazinonë ‘ACT’. Në raporton thuhet se katër persona të armatosur kanë grabitur kazinonë teksa një person tjetër i ka pritur ata në veturë, raporton Gazeta Online Insajderi.
Dy prej tyre sqarohet se kanë pasur me vete armë të gjata, një tjetër kishte qenë i armatosur me armë të shkurtë si dhe një person tjetër ka mbajtur në duar një sëpatë. Po ashtu pjesë e grupit kishte qenë edhe një person tjetër i cili personat në fjalë i ka pritur në makinë të tipit “GOLF 3”.
“Më 08.10.2018 rreth orës 22:56 në magjistralen Prishtinë – F. Kosovë afër kazermës “Adem Jashari ka ndodhur një grabitje e armatosur në Kazinonë ‘ACT’. Kanë qenë pesë persona të dyshuar me një veturë të tipit VË Golf 3 ngjyrë e kuqe pa targa, katër persona kanë hyrë në kazino ku dy persona dyshohet se ka qenë me armë të gjata, një armë të shkurtër zjarri, një me sëpatë, kurse personi i pestë vozitësi i ka pritur në veturë dhe nga kazino nën kanosjen e armëve kanë grabitur rreth 6mijë euro para të gatshme, një pasaportë në emër të ankuesit si dhe është dëmtar dera e lokalit dhe një aparat i kazino”, thuhet në raportin e siguruar nga Gazeta Online Insajderi.
Më tej theksohet se nga gjithë kjo grabitje personat e përfshirë janë larguar me veturë, teksa nuk dihet vendndodhja e tyre. Po ashtu më tej theksohet se për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar.
Personat që grabitën mbrëmë “ACT” kazinonë dyshohet se kanë kryer veprime të ngjashme edhe muajin e kaluar në periferi të Prishtinës.
Lidhur me rastin që kishte ndodhur rreth tri javë më parë Gazeta Online Insajderi kishte publikuar një video nga kamerat e sigurisë teksa ishte grabitur një tjetër lokal./Insajderi.com
https://www.facebook.com/GOInsajderi/videos/1055540174608267/