Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti edhe këtë vit ka zgjedhur të heshtë për “Paradën e Krenarisë”.
Kurti përveç që nuk kishte marshuar së bashku me qytetarët e vendit, ai as këtë vit e as vitin e kaluar nuk ka ndarë kohë që së paku ta mbështet paradën me një status në llogarinë e tij në Facebook.
Kurti i cili njihet për fjalimet dhe statuset e tij për çdo çështje politike, ekonomike dhe shoqërore, kur është duke u bërë fjalë për të drejtat e njerëzve dhe të komunitetit LGBTI+ ai është duke vazhduar t’i injorojë ata, shkruan Insajderi.
Postimi i fundit i fundit i Kurtit në llogarinë e tij në Facebook, është ngushëllimi për familjarët e gazetarit që vdiq dy ditë më parë, Ibrahim Rexhepi.
Në Prishtinë sot është mbajtur Parada e dytë e komunitetit LGBTI+. Motoja e kësaj parakeje këtë vit ka qenë “Në Emër të Lirisë”.
Në “Paradën e Krenarisë”, kanë marrë pjesë përfaqësues të ndryshëm të institucioneve mirëpo në sivjet ka munguar presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ai ju ka ofruar komunitetit përkrahje vetëm përmes një tweet-i në llogarinë e tij në Twitter. /Insajderi.com