Përfshihet nga zjarri vetura në Prishtinë

Përfshihet nga zjarri vetura në Prishtinë

Një veturë është përfshirë nga zjarri në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, në rrethana të panjohura.

Rastin në polici e ka raportuar pronari i veturës.

Në vendin e ngjarjes pas marrjes së informacionit, kanë dalë njësitet e policisë, njësiti i zjarrfikëseve të cilët kanë bërë edhe lokalizimin e zjarrit.

Policia nuk ka raportuar për të lënduar, rasti është inicuar dhe është duke u hetuar nga policia.