Personi që kishte lajmëruar Policinë për vetëvrasje nuk gjendet në Katedrale

Personi që kishte lajmëruar Policinë për vetëvrasje nuk gjendet në Katedrale

Latif Zeka nga njësiti i Zjarrfikësve ka thënë për Kallxo.com se gjatë inspektimeve nuk kanë gjentur ndonjë person që po tentonte vetëvrasjen duke u hedhur nga Katedralja “Shën Tereza”.

“Pas një informatë qe kemi marrë nga policia kemi ardhur në asistencë ku për fat të mirë kemi inspektuar së bashku dhe nuk kemi hasur në personin i cili ka dashur me mbytë veten. Nuk e dimë nëse ka qenë lajmërim i rremë por të paktën ne kemi kryer të gjitha inspektimet, por e përsëris se nuk kemi arritur me e gjetë personin”, ka thënë Zeka.

Policia është larguar nga Katedralja, personi i dyshuar nuk është gjetur në vendin e ngjarjes.

Në fillim Policia kishte marrë një informacion se një person ka kërcënuar se do të vetëvritet duke u hedhur nga Katedralja.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e Zjarrfikësve dhe ekipet mjekësore.