Ambasadori i Amerikës në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se Qeveria e Kosovës “nuk është e ashtuquajtura Qeveri e Kosovës”.
Ai ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran që i ka të zgjedhur përfaqësuesit e saj, shkruan RTS.
“Nuk është e ashtuquajtur Qeveri e Kosovës, por është Qeveri e Kosovës, ne Kosovën e shohim si shtet të pavarur dhe sovran. Përfaqësuesit politikë janë të zgjedhur dhe ne kemi kontakte me ta sikur me përfaqësuesit politik të secilit vend në rajon”, ka thënë Scott para gazetarëve.