Labinot Tahiri pohon se është shumë i fuqishëm në politikë

Labinot Tahiri pohon se është shumë i fuqishëm në politikë

I nervozuar është shfaqur gjatë mbrëmjes së hënë, deputeti dhe këngëtari turbofolk, Labinot Tahiri.

I gjithë nervozizmi i tij, ka ardhur për shkak se u cilësua si politikan lazdran, nga drejtori i Klan Kosovës, Batoh Haxhiu.

Tahiri si kundërpërgjigje ndaj tij tregoj rëndësinë dhe fuqinë e tinë politike.

“Nuk është Labinot Tahiri vetëm për me votuar demarkacionin ose me e votuar korrigjimin e kufijve ose grupin negociator ose ushtrinë ose andej-këndej, por është se i duhet vendit e ke të qartë pra”.

“Nuk jam politikan lazdran t’i je mësuar andej-këndej, por me mua kurrë. Unë nuk të p***** në televizion e as në karrierën time muzikore e as në atë politike”, tha Tahiri.

Më tej ai i ka kujtuar Haxhiut se ka qenë e varur Qeveria Haradinaj nga vota e tij.

“Nuk mund të thuash se jam i parëndësishëm sepse e dini që Qeveria Haradinaj ka qenë e varur vetëm për votën time, por zotërinë që e pate në emision, pra Behgjet Pacollin nuk e kam tradhtuar dhe nuk e kam qitë i vetëm votën në atë kohë”, ka deklaruar Pacolli.

Haxhiu, deputetin nga Ferizaj dje e quajti politikan të lazdruar, kjo për shkak të insistimit të tij për ta emëruar një ministër nga Ferizaj, për çka edhe u zëvendësua Bejtush Gashi me Ekrem Mustafa, si  ministër i Brendshëm.

“Ju e keni për qejfi zotëri Labinot Tahirin, por si duket që prej kohësh vazhdon të jetë një lazdran politikan kështu të themi”, kishte deklaruar Haxhiu në fillim të emisionit./Insajderi.com

Posted by Labinot Tahiri on Monday, 15 October 2018