Detaje nga vdekja e punëtorit 51-vjeçar në Malishevë

Detaje nga vdekja e punëtorit 51-vjeçar në Malishevë

Ndërrimi i shtyllës elektrike në fshatin Banjë të Malishevës, ka qenë fatale për punëtorin M.H, 51-vjeçar.

Ai si punëtor i një kompanie private gjatë ndërrimit të shtyllave elektrike, ka vdekur pasi njëra nga shtyllat i ka rënë në tokë.

Zëdhënsja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirime Podrimaj ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalur edhe inspektori i punës.

Ajo ka thënë për Insajderin se shtylla elektrike e drurit, është zgjidhur gjatë bartjes për në kamionetën transportuese.

“Me datë 15.10.2018 në ora 16:20, stacioni policor në Malishevë ka marr informacion  nga QKMF në Malishevë se kishin pranuar pa shenja jete personin M.H, I lindur 1967, M/kosovar/shqiptar.Në vendin e ngjarjes kanë dal menjëherë policia dhe inspektori i punës, pas hetimeve të para dyshohet se përderisa viktima gjatë ngarkimit të një shtylle elektrike të drurit për në mjetin transportues, shtylla është zgjidhur me ç’rast dyshohet se është goditur viktima ku si pasojë e lëndimeve personi ka ndërruar jetë”, ka thënë Podrimaj për Insajderin.

Trupi i pa jetë me urdhër të prokurorit ju është kthyer familjarëve.

Vetëm gjatë këtij viti 18 persona kanë humbur jetën në vendin e punës.

Indoks kohë më parë ka realizuar dokumentarin “Ndërtim mbi gjak”. /Insajderi.com