VV afër prishjes së koalicionit me PSD-në në Kamenicë: Dyfytyrësia është pafytyrësi

VV afër prishjes së koalicionit me PSD-në në Kamenicë: Dyfytyrësia është pafytyrësi

Kryetari i Komunës së Kamenicës, nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Qëndron Kastrati, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit komunal, Bajram Mavriqi, duke lënë të nënkuptohet se prishja e koalicionit mes dy këtyre partive në këtë komunë është afër.

Vetë Mavriqi sipas Kastratit kishte kërkuar dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të komunës, çka ka nxitur reagimin e ashpër të Kastrait.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Kastrati ka thënë se çfarë do vendimi që merr Vetëvendosje do ta pranonte. Thotë se nëse dëshirojnë të qëndrojnë në koalicion do të kenë hapësirë për të punuar, por ka thënë se më nuk do të lejohen shpifjet dhe mashtrimet.

“Çfarëdo vendimi që VV-ja do të marrë, unë do ta pranoj. Nëse ata mendojnë që duhet të largohen, le të largohen. Por, nëse kanë vullnet për të punuar për qytetin tonë, unë garantoj se do ta kenë hapësirën e duhur për të jetësuar të gjitha pikat e Programit Qeverisës me të cilin kam garuar në zgjedhje”.

“Mirëpo, nga sot e tutje, shpifjeve, mashtrimeve, insinuative, hipokrizive e konspiracioneve do t’iu japim fund. Asgjë të tillë më nuk do të tolerojmë. Fatkeqësisht, prijës i kësaj propagande të ulët e helmuese në Kamenicë është Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bajram Mavriqi. Skenës politike në Kosovë (aq më pak në Kamenicë) nuk i duhen njerëz që ngritjen e tyre në karrierë e ndërtojnë me shpifje e dinakëri”, ka shkruar ai.

Kastrati ka thënë se atij nuk i duhet një Kryesues Kuvendi sikur Mavriqi, i cili sipas tij nuk është ballafaquar asnjëherë me të.

“Mua si Kryetar, nuk më duhet një Kryesues Kuvendi si z. Mavriqi që tek qytetarët shpif vazhdimisht kundër meje, ndersa me mua nuk është ballafaquar asnjëherë, as në takime pune, as në seanca të Kuvendit Komunal. ‘Dyfytyrësia është pafytyrësi’, thuhej dikur në VV”, ka shkruar Kastrati./Insajderi.com

Shkrimin e tij të plotë e gjeni më poshtë:

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Kamenicë mbrëmë paska deklaruar se unë duhet të jap dorëheqje për arsye se nuk po i jap…

Posted by Qëndron Kastrati on Tuesday, 16 October 2018