Deputetja e AAK-së e quan çoban Armend Zemajn

Deputetja e AAK-së e quan çoban Armend Zemajn

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj i është kundërpërgjigjur  përsëri deputetit të LDK-së, Armend Zemajt, ku ky i fundit ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj që po bëhet kinse po e kundërshton presidentin Hashim Thaçin për kufijtë.

Në një postim në rrjetin social facebook, deputetja e AAK-së e ka quajtuar Armend Zemajn çoban.

“E para Armend Zemaj, mos rrej e aq ma pak mos rrej publikisht. E dyta, Vëllau im, ka qenë pjestarë i UÇK-së, dhe nuk është kundërshtuar e as rrahur apo maltretuar nga askush. E treta, luftën politike mos e bëj flliqt sepse une dhe familja ime nuk kemi mbetur të na tregosh ti se cilat janë vlerat që i kemi. Ti rri aty ku e ke vendin, sepse mos të ishin disa tjerë, ti çoban në Strellc kishe mbet”, ka shkruar Kadriaj në facebook.

Ky reagim ka ardhur pas një postimit të Zemajt në facebook, ku ka folur për kohën kur Thaçi ishte zgjedhur president.

Zemaj kishte thënë se aso kohe, nuk mund të qëndronte në çadra përballë Kuvendit sikur disa “ordinerë”, duke aluduar në zyrtarët e AAK-së dhe VV-së.

“Doktoreshe ju nuk bëtë lojra as me veteranë, invalid e familje të dëshmorëve ( edhe emri juaj ne listen e mashtruesve nuk ishte lojë apo)… Doktoreshe nuk ishte loje as pjesemarrja ime ne seancë, sepse nuk mund te bëhësha pjesë e lojes së qadrave në sheshin përballë Kuvendit ( në atë loje të qadrave kishte bandita, kriminel ordiner me emer dhe mbiemer)”, ka shkruar Zemaj.

Gjithë ky debat ka ardhur pasi deputeti i LDK-së i kishte cilësuar si lojëra politike përplasjet ndërmjet Thaçit dhe Haradinajt. /Insajderi.com