Aliu për PSD-në: Kujt do t’i shiten për koalicion parazgjedhor meqë nuk e kalojnë as gjysëm pragu

Aliu për PSD-në: Kujt do t’i shiten për koalicion parazgjedhor meqë nuk e kalojnë as gjysëm pragu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë se dalja e grupit të Dardan Molliqajt nga VV-ja, ishte e bereqetshme për këtë parti.

Kjo sepse sipas tij, numri i atyre që dolën nga VV-ja ishte 40, por numri i anëtarësimeve të reja arriti në 4.300.

Madje, sipas Aliut, anëtarët e larguar nga VV, me ndonjë përjashtim, të gjithë paguheshin rregullisht.

“Këtë vit nga VV kanë dalur rreth 40 anëtarë të vjetër (me ndonjë përjashtim prej vullnetari, të gjithë këta paguheshin me rroga), mirëpo kanë ardhur mbi 4.300 anëtarë të rinj dhe sot VV i ka mbi 35 mijë anëtarë gjithsejt. Ashtu siç pak kujt ia ka marrë mendja, dalja e atyre që shkuan ishte me bereqet për neve”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ai ka folur edhe për protestën e VV-së, duke thënë se ata që u larguan pohonin se protesta ishte vetëm për Albinin, dhe se Albini do mbetej i vetëm e pa organizatë si Adem Demaçi, por që u gabuan.

“Eksponentë të atyre që u larguan nga VV, po thonë se protesta ishte vetëm për një njeri, për Albinin. Në fakt, ky është vajtimi i tyre për planin që u ka dështuar. Ata kanë menduar që TË GJITHË do të dalin nga VETËVENDOSJE! dhe, siç edhe kanë thënë, “Albini do të mbetet vetëm, si Adem Demaçi, pa organizatë!”. E kundërta ndodhi. Mbështetja për VV vetëm sa është rritur kurse ata janë në pazar – kujt do t’i shiten për koalicion parazgjedhor meqë nuk e kalojnë dot as gjysëm pragu”, ka shkruar Aliu.