Avdullah Hoti i kundërpërgjigjet Vuçiqit për Ushtrinë e Kosovës

Avdullah Hoti i kundërpërgjigjet Vuçiqit për Ushtrinë e Kosovës

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se kualifikimi i presidentit serb Vuçiq lidhur më formimin e Ushtrisë së Kosovës “është bërë për të shkaktuar ankth”.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti është shprehur se vetëm për ata që thirrjet për paqe dhe stabilitet në rajon i kan kamuflime për të realizuar ambicije të vjetra, ndryshime kufinjësh në Ballkan dhe gllabërim tokash.

Presidenti Vuçiq gjatë ditës së djeshme kishte thënë se “paralajmërimet nga Kosova rreth formimit të ushtrisë ngjallin frikë tek serbët”.

“Dje Presidenti i Serbisë Vuçiq formimin e Ushtrisë së Kosovës e kualifikoj si diçka që do të shkaktoj shok dhe ankth. Kjo mund të jetë e vërtetë por vetëm për ata që thirrjet për paqe dhe stabilitet në rajon i kan kamuflime për të realizuar ambicije të vjetra, ndryshime kufinjësh në Ballkan dhe gllabrim tokash. Kjo gjithashtu mund të jetë e vërtetë edhe për ata që punojnë kundër interesave evro-atlantike në rajonin tonë”, ka shkruar Hoti.

Ai tutje ka thënë se krijimin e ushtrisë së Kosovës është proces që nuk mund ta ndalë askush, dhe se “mund të arrihet permës aleateve tanë”.