Numri më i madh i qytetarëve janë të pakënqaur me qeverisjen aktuale, dhe gjithashtu me punën e presidentit.
Një gjë e tillë ka dalur nga statistikat e Institutit slloven IFMES, raporton Insajderi.
Sipas këtyre sondazheve, mbi 70% e qytetarëve vlerësojnë negativisht punën e qeverisë me në krye Haradinajn, dhe të presidentit Thaçi.
Të pakënaqur me këtë gjendje, anketuesit janë shprehur të gatshëm edhe të protestojnë.
Në pyetjen se a janë të gatshëm për protesta të VV-së, 66.2% e qytetarëve janë përgjigjur pozitivisht.
28.2% janë kundër, kurse 5.6% kanë qenë të pavendosur.
Gjithashtu numri më i madh i repsodentëve kanë thënë se përkrahin zgjedhje të reja qendrore në vend.
Në bazë të këtij sondazhi si parti e parë në këto zgjedhje do të dilte Lidhja Demokratike e Kosovës, me mbi 28%.
Duke lënë pas vetes Vetëvendosjen dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
Mbi 66% e personave që janë përgjigjur, kanë thënë se gjendja politike në vend është e keqe. /Insajderi.com