Në mesin e dhjetëra prodhuesve të mollës, ministri Lluka promovon mikun e tij

Në mesin e dhjetëra prodhuesve të mollës, ministri Lluka promovon mikun e tij

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka treguar se ka qenë në panairin e Bujqësisë, Agrokos, ku është takuar me kultivuesit e mollës.

Por, në mesin e dhjetëra prodhuesve të mollës, Lluka ka promovuar mikun e tij, Dardan Velijan, plantacionit të së cilit i bëri një reklamë të mirë.

“Në panairin e Bujqësisë Agrokos, takova kultivuesit e mollës  së Kosovës, ku njëri nga ta është edhe Dardan Velija me plantacionin e tij të ngritur në një lartësi mbidetare prej 1000 metra, në fshatin Zajçec të Komunës së Kamenicës”, ka shkruar Lluka për dostin e tij, Dardan Velijan.

Më tej, ministri Lluka ka shkuar se mollat e Kosovës nuk krahasohen me mollat që vijnë nga importi.

“Mollat e Kosovës janë jashtëzakonisht të shëndetshme dhe nuk krahasohen me mollat që vijnë nga importi. Me konsumimin e tyre, jo vetëm që i ndihmojmë shëndetit tonë, por i ndihmojmë fermerëve nga Kosova që të zhvillohen  dhe të gjenerojnë vende pune!”, ka shkruar Lluka në Facebook.

Në fund, ai ka kërkuar nga qytetarët që kur të blejnë molla, ta kërkojnë prodhimin vendor.

“Kur bleni molla sot, mos harroni ta kërkoni prodhimin tonë, nga toka jonë dhe nga fermerët tanë!”, ka përfunduar Lluka postimin e tij në Faceobok.