E hedhin qenin nga ura e Llozhanit të Strugës dhe e lidhin në gur që të mbytet [video]

E hedhin qenin nga ura e Llozhanit të Strugës dhe e lidhin në gur që të mbytet [video]

Një pamje e tmerrshme dhe makabre shfaqet nën urën e fshatit Llozhan të Strugës,ku nga pamjet do të shikoni skenën më të shëmtuar që mund ta bëj “dora” e njeriut, ku nga videoja që na ka dërguar një lexues ka dërguar në redaksi, shfaqet joqytetaria dhe mizoria e vërtetë.

Qytetari strugan shfaq indinjatën e tij për veprimin e rëndë të disa qytetarëve mbi një qen të pambrojtur, shkruan Struga Ekspres.

Një qen i hedhur në lum dhe i lidhur mbi një gur të madh po qëndron prej disa ditësh në lum.Lidhja te guri i madh nga “dora e njeriut” i ka pamundësuar qenit të gjorë të shpëtojê jetën e tij.

Urojmë që shoqatat dhe institucionet e përkatëse për mbrojtjen e kafshëve të reagojnë ashpër dhe për të gjetur autorët e vërtetê të kësaj ngjarje makabre.