“Shkrimtar sezonal” dhe “Kryetar i Qerretit”, epitetet e Thaçit për Veton Surroin

“Shkrimtar sezonal” dhe “Kryetar i Qerretit”, epitetet e Thaçit për Veton Surroin

Përveç çështjes së korigjimit të kufijve dhe zhvillimeve aktuale në vend, presidenti Hashim Thaçi është përplasur në debat me autorin e emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, në emisionin që u transmetua të enjtën në Kohavision.

Në njërën prej pyetjeve të moderatorit Kelmendi, presidenti Thaçi i ka thënë atij se është deleguar nga “shefi i televizionit” për pyetjet që i ka drejtuar atij, teksa ka aluduar në publicistin kosovar Veton Surroi.

“Çfarë [pyetje v.j] të tjera ke marrë prej shefave?”, i ka thënë Thaçi, moderatorit Kelmendi.

Ndërkaq, Kelmendi e ka pyetur presidentin se për çfarë shefi po flet. “Kënd e kam shef, që ta di?”, i është përgjigjur autori i emisionit Rubikon, presidentit Thaçi.

“Shkrimtarin sezonal të Qerretit”, ka thënë Thaçi, teksa ka vazhduar: “Veç nëse e keni zgjedh shefin kryetar të Qerretit, ajo është diçka tjetër”.

Por, Kelmendi i ka thënë Thaçit se biznesin në fjalë e kontrollon Flaka Surroi, motra e publicistin Veton Surroi. /Insajderi.com