![Deputetja e PDK-së pranon dhuratë nga presidenti Thaçi [FOTO]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/10/thaci-1-730x440.jpg)
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu – Kodra, ka pranuar një dhuratë nga ish-shefi i tij partiak, presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Fcebook, Deliu – Kodra ka njoftuar se ka pranuar librin autobiografik të presidentit Thaçi, shkruan Insajderi.
“Me rrëfime interesante dhe ngjarje të mëdha, që kanë ndërruar rrjedhën historike. Kështu ma kanë përshkruar librin biografik për presidentin Thaçi. Sot e pranova si dhuratë prej vetë protagonistit të këtyre ngjarjeve. Leximin e nisa, me rikthim të menjëhershëm në kohë”, ka shkruar Deliu – Kodra.
Libri autobiografik i presidentit Thaçi është shkruar nga dy gazetarët britanik, Suzy Jagger dhe Roger Boys. /Insajderi.com
Me rrëfime interesante dhe ngjarje të mëdha, që kanë ndërruar rrjedhën historike. Kështu ma kanë përshkruar librin…
Posted by Blerta Deliu-Kodra on Friday, 19 October 2018