Mediet: Është siguruar shumica në parlament për ndryshimin e Kushtetutës

Mediet: Është siguruar shumica në parlament për ndryshimin e Kushtetutës

Në pritje të vazhdimit të seancës së Sobranjës në të cilën duhet të votohet për fillimin e procedurës për ndryshimet e Kushtetutës në përputhje me Marrëveshjen me Greqinë, mediet kanë publikuar se koalicioni në pushtet e ka siguruar shumicën e dy të tretave për marrjen e vendimit, duke u thirrur në informata jozyrtare.

Në ndërkohë deputeti i partisë opozitare VMRO DPMNE Antonio Miloshoski, i ka bërë thirrje kryetarit të Sobranjës Talat Xhaferi që menjëherë të vë në votim propozimin e Qeverisë së Maqedonisë  për ndryshime kushtetuese “pasi nuk e ka shumicën e duhur”.

Vazhdimi i seancës së Sobranjës e cila ka filluar të hënën mbi propozimin e ndryshimeve kushtetuese me të cilat do të ndërrohej emri i shtetit, ishte i thirrur për orën 15:00 mirëpo deri në orën 15:30 seanca ende nuk kishte filluar.

Rreth ndërtesës së Sobranjës dhe Qeverisë janë forcuar masat e sigurisë, por nuk vërehet prania e numrit të tepruar të pjesëtarëve të policisë./Insajderi.com.