Digjet furgoni në Prishtinë – policia jep detaje

Sot një furgon është përfshirë nga flakët pas që është rrokullisur në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i lënduar.

Zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Agron Borovci ka thënë për Gazetën Insajderi se ky rast ka qenë një vetë aksident, ku personi i cili është lënduar është dërguar në QKUK.

‘’Rreth ores 14:00 policia ka mare informatën për një vetaksident te ndodhur në rrugën “27Nentori” ne Prishtinë. Një furgon është rrotulluar dhe me pas pjesërisht është përfshirë nga flaka. Vozitësi i furgonit është dërguar ne QKUK dhe i njëjti ka mare trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Borovci ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë sjellë deri te kjo ngjarje. /Insajderi.com