LDK nga Deçani thotë se është gati për zgjedhje

LDK nga Deçani thotë se është gati për zgjedhje

Kryesia e LDK-së ka vizituar sot degën e kësaj partie në Deçan. Në një takim me strukturat e kësaj dege u diskutua për çështjet aktuale, qëndrimet dhe veprimet e LDK-së.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri potencoi të gjitha qëndrimet e LDK-së për çështje aktuale me të cilat po ballafaqohet vendi.

“Dialogu, ndryshimi i kufijve, formimi i Forcave të Armatosura, Listat e fryera të Veteranëve, veprimet e LDK-së dhe Grupit Parlamentar ishin temë kryesore e diskutimit, të cilat i përcjelli Sekretari i Përgjithshëm, Ismet Beqiri”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Beqiri gjithashtu kërkoi mobilizim dhe aktivitet të shtuar të degës, pasi sipas tij, tashmë LDK-ja është e gatshme për zgjedhje nacionale.

Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës, kërkoi nga të gjithë unitet dhe mobilizim pasi sipas tij, Kosovës i nevojitet LDK-ja në qeverisje.

Deputetja e kësaj partie, Besa Gaxherri, foli për lëvizjet e Grupit Parlamentar rreth mocionit për rrëzimin e kësaj qeverie.

Në ndërkohë, deputetja Hykmete Bajrami, foli për “rrezikun që vendi është kanosur dhe për rrezikimin e partneritetit tonë me SHBA-të dhe shtetet e BE-së”.

Deputeti Naser Rugova deklaroi që bashkarisht po e përcjellin një unitet, harmoni dhe vullnet të mirë në të gjitha strukturat e LDK-së në nivel të Kosovës.

Derisa deputeti Armend Zemaj ka theksuar strategjitë punuese të Grupit Parlamentar, që sipas tij, po reflektojnë pozitivitet dhe disponim të mirë në të gjitha strukturat dhe më gjerë.

Dega e LDK-së në Deçan, njëzëri kanë shprehur përkrahje ndaj të gjitha qëndrimeve të organeve të partisë dhe kanë ofruar mobilizim dhe shtim të aktiviteteve që shpejt LDK-ja të udhëheqë këtë vend.