Demaliaj i kundërpërgjigjet Selimit: Je vëlla i fajdexhiut, keni biznese e prona të shtrenjta

Demaliaj i kundërpërgjigjet Selimit: Je vëlla i fajdexhiut, keni biznese e prona të shtrenjta

Përplasja në distancë mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi dhe Shkumbin Demaiajt ka vazhduar edhe sot. Shkak për përplasjen mes tyre kishte qenë deklarata e Demaliajt se Selimi nuk mund t’i mbrojë vlerat e UÇK-së.

Selimi nga Vetëvendosje përmes një interviste me Insajderin i ishte kundërpërgjigjur Demaliajt duke thënë se nuk mund ta gjykoi njeriu që e degradoi luftën e UÇK-së duke dhuruar certifikata të veteranëve.

Deputeti i AAK-së Demaliaj ndonëse nuk ka pasur një kundërpërgjigje ndaj Selimit për “degradimin e luftës së UÇK-së”, ka sulmuar atë. I ka thënë se është vëllai i një fajdexhiu dhe se familja e tij posedon prona dhe toka të shtrenjta.

“Faleminderit Rexhë për kualifikimet që mi ke bërë..!!Por ke harruar të më thuash se Shkumbin Demaliaj dhe familja e tij posedojnë Fabrika dhe janë pronarë të qindra hektarë tokave, Dhe posedojnë prona te autosalloneve dhe ndoshta edhe më shumë..!!!!”

“Ke harruar Rexhë ndoshta të thuash për mua se jam vëlla i ndonjë Fajdexhiu dhe se vëllezërit e Shkumbinit plagosen nëpër oborre të huaja e gjithçka tjetër”, ka shkruar Demaliaj.

Ndaj Demaliaj së fundmi është ngritur aktakuz ku dyshohet se  si anëtar i komisionit qeveritar për verifikimin e listave të veteranëve së bashku me anëtarët e tjerë kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke u fyer listat.

 

Postimi i plotë i Demaliajt:

Rexhep Selimi ..!! Një fjalë popullore thotë ,,Me një Hu nuk thuret gardhi’’..!! Edhe LVV me një Rexhep nuk mund të mbaj flamurin i ish UÇK -së në piedestal..!!

Kjo çka po deklaron ti është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë në Kosovë sepse, ky rast ka kaluar në gjykatë tanimë..!! Dhe se duke u marrë me Veteranët nuk mund ta fitoni as shantazhoni më qytetarin e Kosovës..!!

E di Rexhë se keni ndikim në strukturat e sigurisë dhe të Drejtësisë në Kosovë dhe se ta kanë frikën..!! Këtë e din ti mirë..!!

Në Listat e veteranëve Rexhë nuk ka njerëz të Kinës por të gjithë janë qytetarë të Kosovës dhe ato janë publikuar të gjitha edhe pse jashtëligjshëm..!!!dhe gjithçka mund të provohet..!! Dhe se dihet gjithçka lidhur me përgjegjësitë që kemi pasur unë dhe antarët e Komisionit lidhur me aplikimet..!!

Faleminderit Rexhë për kualifikimet që mi ke bërë..!!Por ke harruar të më thuash se Shkumbin Demaliaj dhe familja e tij posedojnë Fabrika dhe janë pronarë të qindra hektarë tokave, Dhe posedojne prona te autosalloneve dhe ndoshta edhe më shumë..!!!!

Ke harruar Rexhë ndoshta të thuash për mua se jam vëlla i ndonji Fajdexhiu dhe se vëllëzërit e Shkumbinit plagosen nëpër oborre të huaja e gjithçka tjeter..!!

Por është interesant Rexhë se dikujt marrja ju ka bo njerëzi dhe se po i mbulohen të gjitha në këtë vend dhe dikujt djersa dhe puna e vet e ndershme po i kthehet si kriminale..!!!

Përkundër respektit e di se stë kam pasur asgjë borgj Rexhë..!!

E ti ishalla e fiton ndonji votë..!!!