Presidenti: Behgjet, Hashim, Ramush, vështirë të na pranojë BE dhe NATO me këta emra

Presidenti: Behgjet, Hashim, Ramush, vështirë të na pranojë BE dhe NATO me këta emra

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se është e vështirë që NATO dhe Bashkimi Evropian (BE) ta pranojë Kosovën si pjesë e saj.

Këtë deklaratë presidenti Thaçi e ka bërë në emisionin “Oxygen”, në Klan Kosova, kur u pyet nga prezantuesi, Besim Dina se pse është vonuar kaq shumë formimi i Ushtrisë së Kosovës.

Thaçi po ashtu tregoi edhe pse nuk na pranin NATO dhe BE-ja si pjesë të saj.

“Mirë që po bëhet tash ma mirë se hiq, po qeshtu jemi na. Në vend se me ba në vitin 2014, kur na tha NATO e aleatët, na kadal kadal. Na si liderë kemi ardhë qeshtu, dikush Hashim, dikush Behgjet, dikush Ramush. Boll liderë e burra t’mirë jemi, por me këta emra vështirë që na pranon NATO e Bashkimi Evropian”, ka thënë Thaçi duke qeshur.